Real Madrid kampion i La Liga, shikoni statistikat e këtij sezoni

Real Madrid kampion i La Liga, shikoni statistikat e këtij sezoni

Real Madrid mbrëmë është shpallur kampion i La Liga, sukses ky shumë i kërkuar nga Zinedin Zidane dhe fansat e këtij klubi, pas 3 titujve të fituar në Ligën e Kampionëve.

26 fitore, 8 barazime dhe 3 humbje, në 37 ndeshje të luajtura këtë sezon në La Liga. Mbrojtja e Real Madrid, është mbrojtja më e mirë në Ligë, me vetëm 23 gola të pranuar, ndërsa sulmi i Real ka arritur që të gjejë rrjetën 68 herë, raporton Insajderi.

Real Madrid është akoma në garën e Ligës së Kampionëve, ku përballet me ekipin e Manchester City./Insajderi.com