Real Madrid, Kampion i Spanjës

Real Madrid, Kampion i Spanjës

Real Madridi ka fituar titullin e kampionit në La Ligën spanjolle. Klubi më i madh spanjoll e arriti këtë sukses pasi e mposhti Malagan në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Cristiano Ronaldo realizoi në minutën e dytë për t’i dhënë epërsinë fillestare Real Madridit, derisa në minutën e 55-të ishte francezi Karim Benzema që vulosi fitoren e Realit.

Madrilenët e përfunduan me 93 pikë në këtë stinor, me tri pikë më shumë se rivalët e Barcelonës, raporton Insajderi.

Ky është titulli i 33-të në La Liga i fituar nga klubi mbretëror. /Insajderi.com