
Në ndeshjen e javës së 16-të në La Liga, Real Madrid është mysafir i ekipit të Elche-s, njofton Insajderi.
Elche aktualisht ndodhet në vendin e 17-të në ligë me 15 pikë, ndërsa real ndodhet në vendin e dytë në ligë me 32 pikë.
Elche në pesë ndeshjet e fundit nuk ka shijuar fitoren, teksa në dy takime ka humbur dhe në tre të tjerë ka barazuar.
Në anën tjetër madrilenët në pesë ndeshjet e fundit i kanë që të gjitha fitore, ndërsa edhe në ndeshjen e sotme pritet të vazhdojë këtë seri fantastike.
Jorge Almiron ka vendosur të rreshtojë ekipin e tij në skemën 4-4-2, ndërsa Zinedine Zidane me formacion 4-3-3.
Elche: Edgar Badía; Barragán, Verdú, Josema, Sánchez Miño; Guti, Marcone, Víctor; Fidel, Lucas Boyé, Rigoni
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Lucas Vázquez, Benzema, Asensio. /Insajderi.com