Real Madrid kërkon nga Ramos të qëndrojë me ulje page

Real Madrid kërkon nga Ramos të qëndrojë me ulje page

Real Madrid kërkon që Sergio Ramos të vazhdojë kontratën me ulje të pagës, njofton Insajderi.

Siç shkruan e përditshmja “ABC”, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, dëshiron që Ramosi të firmosë kontratë të re një-vjeçare me një ulje page prej 10 për qind.

Ramosi vet dëshiron kontratë të re dyvjeçare me pagën aktuale që ka. Mirëpo, mbrojtësi 34-vjeçar dëshiron të mbetet te klubi madrilen.

Sot u raportua se një gjë e ngjashme iu kërkua edhe Sergio Agueros në mënyrë që ta vazhdojë kontratën me Manchester Cityn.

Ekipi nga Premier Liga janë gati që të vazhdojnë në sulmin e tyre me Agueron dhe i kanë ofruar një zgjatje të kontratës për së paku 12 muaj, shkruan The Daily Star.

City do ta mbajë Agueron vetëm nëse ai pranon një ulje të madhe në pagë.

Deri tani ende nuk ka pasur raportime se a e ka pranuar Aguero këtë ofertë, apo jo. /Insajderi.com