Real Madrid mendon për ish-futbollistin e Barcelonës

Real Madrid mendon për ish-futbollistin e Barcelonës

Real Madrid ka filluar të mendoj për zëvendësimin e Cristiano Ronaldos, pasi që ky i fundit ditë më parë ka njoftuar se dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Sipas asaj që raporton Don Balon, Madridi po mendon për zëvendësimin e Ronaldos me sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Një listë e gjatë e skuadrave më të mëdha në futbollin evropian i janë vënë pas sulmuesit kilian ku mes të tjerash interesim kanë shfaqur edhe Man.City, Juventus, Chelsea, PSG dhe tashmë së fundmi edhe Real Madrid.

Sanchez ka qenë njëri ndër futbollistët më të përfolur se do të largohet nga “Emirates Stadium” për shkak siç raportohej në mediet britanike të dyshimeve të Arsenalit.

Arsenali ka dështuar të fitoj edhe këtë viti Premier Ligën Angleze, madje “Gunners” nuk arritën as të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm gjë kjo që ka shtuar zërat për një largim të mundshum të Sanchez-it./Insajderi.com