Real Madrid ka përfituar nga barazimi i Atleticos ditën e djeshme, teksa sonte ka triumfuar me rezultatin 2:0 ndaj Getafes, njofton Insajderi.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse madrilenët kishin disa raste shënimi.
Pjesa e dytë filloi aty ku u mbyll e para, me Realin në sulm. Goli i avantazhit do të vinte në minutën e 60-të, ku Benzema pas një asisti të marrë nga Vinicius Junior, ia del ta dërgojë topin në rrjetë.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, ishte mbrojtësi francez Mendy që dyfishoi shifrat dhe shënoi golin e qetësisë, për t’i siguruar Realit një fitore shumë të rëndësishme, e cila e dërgon në kuotën e 46 pikëve në vendin e dytë, pesë pikë më pak se Atletico Madrid kryesuese, e cila gjithsesi ka dy ndeshje më shumë për të zhvilluar. /Insajderi.com