Në javën e 16-të në La Liga, Real Madrid ka shënuar fitore të rëndësishme përball një kundërshtari që mbrohet mirë, Granadës me rezultat 2:0, njofton Insajderi.
Që nga fillimi ishte ndeshje e dominuar nga djelmoshat e Zidane, mirëpo të dy golat erdhën në pjesën e dytë.
Po zhvillohej minuta e 57-të e ndeshjes, kur mesfushori brazilian Casemiro kaloi në epërsi nikoqirët.
Golin e sigurisë, madrilenët e shënuan në minutën e tretë shtesë, autori i të cilit ishte sulmuesi francez, Karim Benzema.
Me këtë fitore, Real Madrid ndodhet në vendin e dytë në tabelë me pikë të njëjta nga 32, sikur rivali i qytetit Atletico Madrid, por ‘mbretërit’ kanë dy ndeshje më shumë të zhvilluar.
Në anën tjetër, Granada mbetet në vendin e shtatë me 21 pikë. /Insajderi.com
G⚽L DE REAL MADRID‼️
👤 Benzema ⏱️ 92'
Real Madrid 2️⃣
Granada 0️⃣#LaLiga 🇪🇸🏆pic.twitter.com/xB7zqyJGzL— El Forastero (@ElForastero1982) December 23, 2020
G⚽L DE REAL MADRID‼️
👤 Casemiro ⏱️ 57'
Real Madrid 1️⃣
Granada 0️⃣#LaLiga 🇪🇸🏆pic.twitter.com/4YsMd1SH9N— El Forastero (@ElForastero1982) December 23, 2020