Real Madrid mposht Liverpool në aktin e parë çerekfinal të Champions League

Real Madrid mposht Liverpool në aktin e parë çerekfinal të Champions League

Reali i Madridit ka triumfuar në aktin e parë, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 Liverpoolin, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Madrilenët që në fillim u shfaqën më kërkues, duke krijuar disa raste për shënim, por goli do të vinte në minutën e 27-të, kur Vinicius Junior merr një asist perfekt nga Kroos, teksa shkëputet drejt zonës së Realit dhe ia del ta dërgojë topin në fundin e rrjetës. Nëntë minuta më vonë ishte Asensio, i cili përfiton nga një gabim në mbrojtjen e Liverpoolit, për të dyfishuar shifrat.

Pjesa dytë nis vrullshëm për Liverpoolin, që krijon disa raste të njëpasnjëshme dhe ia del të shënoj në minutën e 50-të, me Salah. Pas kësaj, Reali reagoi menjëherë duke krijuar raste, ndërsa ishte përsëri Vinicius, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të tretin e ndeshjes, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.

Reali merr një fitore shumë të rëndësishme, duke shkuar i qetë për ndeshjen e kthimit, ndërsa Liverpool nuk i mbetet gjë tjetër veçse të gëzohet me golin në fushë kundërshtare. /Insajderi.com