Reali i Madridit arriti që të kualifikohej në fazën gjysmëfinale të Champions League pasi ia doli në përballjet kundër Liverpoolit, por është në situatë krize në La Liga, njofton Insajderi.
Këtu po flasim për mungesat e shumta që kanë madrilenët duke u detyruar që në përballjen e mbrëmjes së sotme ndaj Getafes të paraqiten me vetëm 12 lojtarë nga ekipi i parë. Valverde kishte kontakte me një person që ishte i infektuar me Coronavirus dhe për këtë iu desh që të izolohej. Gjithashtu i infektuar dhe i dëmtuar njëkohësisht është Sergio Ramos, pa harruar edhe Varane.
Listës i shtohet Nacho dhe Casemiro që janë të detyruar të pushojnë për kartonat e verdhë. Eden Hazard, Carvajal, Vazques dhe Mendy po vazhdojnë që të trajtohen për lëndimet e tyre. Nga ana tjetër edhe Benzema nuk ndihet mirë pas ndeshjes së fundit, por në situatën aktuale duhet të bëjë sakrificën për të hyrë në fushë.
Reali i Madridit ndodhet në vendin e dytë dhe është vetëm një pikë larg kreut që mbahet nga Atletico Madridi, ndërsa edhe Barcelona ndodhet pranë për ta ndezur luftën e titullit kampion. /Insajderi.com