Real Madrid “ngec” ndaj Real Sociedad

Real Madrid “ngec” ndaj Real Sociedad

Kampionët aktual të La Ligës, Rea Madrid, fillon mbrojtjen e titullit me barazim në transfertën  e San Sebastianit, njofton Insajderi.

Të përzgjedhurit e teknikut francez, Zinedine Zidane, nuk kanë arritur më shumë se një pikë si mysafir ndaj Real Sociedad.

Ndeshja e mbyll me rezultat të “bardhë” 0:0.

Edhe pse gjatë tërë takimit, skuadra madrilene kishte posedimin dhe tentimet për të shënuar gol, rrjeta nuk u tund asnjëherë. Të dyja skuadrat tentuan, por pa arritur të ndryshojnë diçka në rezultat.

Gjiron e ardhshme, Real Madrid është përsëri mysafir, luan ndaj Real Betis, ndërsa Sociedad është mysafire e Elche. /Insajderi.com