Real Madrid një hap më afër titullit

Real Madrid një hap më afër titullit

Real Madrid ka mposhtur Atheltic Bilbao’n me rezultat minimal 1 me 0, por të mjaftueshëm për të arkëtuar 3 pikë, të cilat e forcojnë në pozitën e parë në tabelë dhe e sjellin më afër titullit ne La Liga.

Ndeshja ishte e karakterizuar me një dominim të lehtë nga Real Madrid, të cilët e kishin posedimin 57 % në këmbët e tyre dhe goditën 10 herë në drejtim të portës, duke qëlluar 4 herë kuadratin dhe shënuar një herë, raporton Insajderi.

Kapiteni Sergio Ramos ishte ai që në minutën e 73-të realizoi nga pika e bardhë. Bilbao me gjithë tentimet, nuk arriti ta barazojë rezultatin. Reali tani i ka sytë nga Barcelona e cila nga ora 22:00 e zhvillon ndeshjen e saj kundër Villarreal./Insajderi.com