Klubi i Real Madrid, ka njoftuar se anësori i tyre, Eden Hazard, është diagnostikuar me një lëndim të ri.
Klubi njofton se belgu ka lënduar muskujt në kofshën e tij dhe ai do të mungojë të paktën katër javë, para se të rikthehet në stërvitje, transmeton Insajderi.
Ky lëndim, do ta mbajë jashtë grumbullimit edhe me kombëtaren e Belgjikës, në ndeshjet e muajit tetor, në kuadër të Ligës A.
Hazard, është duke u ballafaquar me probleme të vazhdueshme me lëndime, që nga koha kur është transferuar tek Real Madrid, nga ekipi i Chelsea./Insajderi.com.