Sipas “Marca”, Real Madrid nuk është duke konsideruar opsion tjetër në sulm përveç Kylian Mbappes e Erling Haaland, transmeton Insajderi.
Nëse madrilienët nuk arrijnë të nënshkruajnë me Mbappen, atëherë i gjithë fokusi do të drejtohet drejt Erling Haaland.
Pasi u raportua se në listën e transferimeve të Real Madrid është edhe Alexander Isak, drejtuesit madrilien kanë hedhur poshtë këto spekulime pasi nuk e konsiderojnë si opsion suedezin.
Skuadra mbretëror ka punuar me muaj të tërë në tentim për të nënshkruar me njërin nga dy lojtarët, por në klub ai që po preferohet më shumë është Mbappe./insajderi.com