
Real Madridi nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola kundër Real Betis, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 32 të La Liga-s spanjolle e zhvilluar në “Alfredo di Stefano”, njofton Insajderi.
Ekipi i Zidane provoi gjithçka në këtë ndeshje, por pa arritur t’ia dalë dot. Minuta pati dhe për belgun Eden Hazard, i cili hyri në fushë në minutën e 77-të të takimit, pa mundur dot të jetë protagonist.
Me këtë barazim madrilenët ngelen në vendin e dytë në kampionat në kuotën e 71 pikëve, tre me shumë se Barcelona e vendit të tretë e cila ky dy ndeshje më pak. /Insajderi.com