Real Madrid përmbys Elche-n me golat e Benzema-s

Real Madrid përmbys Elche-n me golat e Benzema-s

Real Madrid ka mundur Elche-n me rezultatin 2-1, sfidë kjo e zhvilluar për javën e 27-të të kampionatit spanjoll, njofton Insajderi.

Pas një pjese të parë në barazim pa gola, skuadra madrilene u gjend në disavantazhin e një goli në minutën e 61-të, teksa mbrojtësi Calvo kaloi në avantazh Elche-n.

Për golin e barazimit mendoi sulmuesi Benzema, i cili shënoi në minutën e 73-të pas një asisti nga Luka Modriç.

Ishte përsëri Benzema i cili shënoi golin e fitores në minutat shtesë të takimit duke i dhuruar Realit tre pikë mjaft të vlefshme në garën për titull duke ruajtur diferencën prej pesë pikësh me Atletico Madrid-in e vendit të parë, e cila luan sonte në transfertë me Getafe-n. /Insajderi.com