Real Madridi është mposhtur me rezultatin 2-1 në shtëpi nga Levante, njofton Insajderi.
Një goditje e rëndë kjo për skuadrën e Zidane, që tashmë i largohet edhe më shumë kreut të renditjes, teksa mund ta barazojë edhe Barcelona me pikë, që ka një ndeshje më pak dhe qëndron tre pikë më pak.
Madrilenët e nisën keq, teksa që në minutën e nëntë mbeten me 10 lojtarë, pasi Militao u ndëshkua me karton të kuq. Megjithatë pavarësisht të kuqit, Asensio kaloi madrilenët në avantazh në minutën e 13-të. Miqtë nuk u dorëzuan teksa barazuan në minutën e 32-të me Morales.
Pjesa e dytë, nisi me Levanten në sulm, që kërkonte me ngulm golin e përmbysjes, për të cilin e kishin mundësinë në minutën e 64-të, por Roger humbi penalltinë.
Megjithatë ishte pikërisht ky i fundit, i cili në minutën e 78-të, pas një asisti perfekt të marrë nga Enis Bardhi, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë për të përmbysur gjithçka. /Insajderi.com