
Real Madrid ka shprehu interesim për transferimin e yllit të Danimarkës, Mikkel Damsgaard, transmeton Insajderi.
Sipas “Tuttosport”, mesfushori i Sampdorias është një nga emrat që Real Madrid ka shprehur interesim për ta.
“Los Blancos” po planifikojnë të transferojnë 21-vjeçarin pas paraqitjeve mbresëlënëse me Danimarkën në EURO 2020.
Barcelona, Liverpool, Everton, Milan, Inter, Juventus dhe Roma janë skuadrat e interesuara për shërbimet e tij.
Por, Sampdoria po shpreson se mund ta mbaj lojtarin së paku edhe për një sezon./Insajderi.com