Të mërkurën mbrëma, në grupin B të Ligës së Kampionëve, janë zhvilluar ndeshjet e fundit në grup, ku Real Madrid ka mposhtur 2:0 M’Gladbach, ndërsa Inter ka barazuar me Shkahtar pa gola, njofton Insajderi.
Real Madrid ka fituar 2:0 përballë gjermanëve të M’Gladbach me dy golat e Benzema-s, të dyja të shënuar në pjesën e parë.
Ndërsa në ndeshjen tjetër të grupit, Inter nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Shkahtar, kështu ekipi nga Milano zë vendin e fundit në grup me gjashtë, duke u eliminuar nga garat evropiane.
Në anën tjetër, nga grupi si lider kalon Real me 10 pikë, M’Gladbach e dyta me tetë pikë, ndërsa po ashtu me tetë Shakhtar që ndodhet në vendin e tretë, pozitë që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Evropës. /Insajderi.com