Real Madrid vs Granada – formacionet

Real Madrid vs Granada – formacionet

Real Madrid në kuadër të javës së 16-të në La Liga, pret në “Alfredo di Stefano” mysafirët e Granadës, njofton Insajderi.

Të dyja ekipet vijnë në këtë përballje nga forma e mirë që po tregojnë në ligë, teksa madrilenët ndodhen në vendin e dytë në tabelë me 29 pikë, ndërsa Granada ndodhet në vendin e shtatë në tabelë me 21 pikë.

Real Madrid ne pesë ndeshjet e fundit në ligë, ka arritur katër fitore krahas një humbje, ndërsa mysafirët kanë shënuar dy fitore, një barazim dhe dy humbje.

Zidane në këtë sfidë do të luajë me modulin 4-3-3, ndërsa Diego Martinez preferon skemën më defenzive, 5-3-2.

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Mendy, Kross, Casemiro, Valverde, Lucas, Benzema e Rodrygo.

Granada: Rui Silva, Foulquier, Vallejo, Eteki, Neva, Duarte, Kenedy, Puertas, Milla, Solado e Yangel Herrera. /Insajderi.com