Real Madrid zyrtarizon largimin e Zinedine Zidane

Real Madrid zyrtarizon largimin e Zinedine Zidane

Real Madrid ka njoftuar se Zinedine Zidane ka vendosur të përfundojë fazën e tij aktuale si trajneri i Los Blancos.

“Tani është koha për të respektuar vendimin e tij dhe për të treguar vlerësimin tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij në të gjithë këto vite, dhe për atë çfarë figura e tij përfaqëson për Real Madridin”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi madrilien.

“Zidane është një nga mitet e mëdha të Real Madrid dhe legjenda e tij shkon përtej asaj që ai ka qenë si trajner dhe lojtar i klubit tonë”.

Kjo është hera e dytë që tekniku francez jep dorëheqje nga pozita e të parit të klubit nga Madridi, herën e parë e kishte bërë në vitin 2018 pas tri vitesh tejet të suksesshme, ku edhe kishte arritur të fitoj tre Liga të Kampionëve rresht.

Pastaj u rikthye sërish në pozitën e trajnerin në vitin 2019 për ta nxjerrë nga kriza skuadrën mbretërore. /Insajderi.com