
Sipas klubit mbretëror Real Madrid, gazetari Jose José Antonio Abellán “ka shantazhuar” me 10 milionë euro presidentin Firoentino Perez për mos publikimin e përgjimeve.
Në këto përgjime dëgjohet i pari i Real Madridit duke kritikuar yjet e atëhershme të klubit përfshirë Cristiano Roanldon dhe trajnerin Jose Mourinho.
Por, sipas Real Madridit, gazetari spanjoll ka premtuar zhdukjen e përgjimeve nëse “do të paguante”.
“Onda Cero Transistor zbulon se Abellán kishte një takim në 2011 me zëvendëspresidentin e Real Madridit, Eduardo Fernández de Blas, në restorantin Combarro, në të cilin ai e shantazhoi atë duke kërkuar 10 milionë euro për të zhdukur audiot e regjistruara në mënyrë të paligjshme dhe të manipuluar”, ka shkruar Real Madridi në Twitter. /Insajderi.com