Real Madridi e kërkon portierin e Chelseas

Real Madridi e kërkon portierin e Chelseas

Skuadra e madhe spanjolle, Real Madrid, po mendon të transferojë portierin belg të Chelseas, Thibaut Courtois, si alternativë në rast të pamundësisë së transferimit të David De Gea-s.

Me marrjen e drejtimit të Manchester United nga Jose Mourinho, prioriteti i Real Madridit tash e një vit, David De Gea mund të zgjasë qëndrimin e tij tek ‘djajtë e kuq’ edhe për stinoret e ardhshme.

Portieri belg i Chelseat ka një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2018 me blutë e Londrës ndërsa vendimi i tij do të varet nga planet që ka klubi londinez për stinorin e ardhshëm.

Real Madridi momentalisht ka dy portier në dispozicion për ekipin e parë, Keylor Navasin dhe Kiko Casillan.