“Real Madridi më parë i heq qafe lojtarët sesa e shkarkon Zidanen”

“Real Madridi më parë i heq qafe lojtarët sesa e shkarkon Zidanen”

Zinedine Zidane do të mbesë në krye të Real Madridit për një kohë të gjatë, sepse klubi më parë do t’i hiqte qafe lojtarët sesa të shkarkonte atë, sipas ish-trajneri të Kombëtares së Francës, Raymond Domenech.

Ish-mesfushori legjendar Zidane i ka fituar shtatë tituj si trajner me Real Madridin që prej se e mori drejtimin e skuadrës në janar të vitit 2016.

Zidane e ka bërë Realin skuadrën e parë që i fiton dy tituj radhazi të Ligës së Kampionëve në formatin e saj aktual.

Dhe Domenech beson se Zidane e ka vendin e sigurt në Real Madrid.

“Mendoj se do të jetë ndryshe për Zidane [krahasuar me trajnerët tjerë të Real Madridit]. Ai ka qenë lojtar i madh me Real Madridin, e fitoi dy herë Ligën e Kampionëve. E fitoi La Ligën para Barcelonës. Do t’i duhet kohë e gjatë tifozëve për ta harruar. Lojtarët do të përjashtohen më parë se Zidane”, ka thënë Domenech. /Express/