Real Madridi po heq dorë nga Mbappe

Real Madridi po heq dorë nga Mbappe

Real Madridi duket se nuk do ta transferojë Kylian Mbappen as në këtë verë, transmeton Insajderi.

Siç raportohet në media, Los Blancos nuk e kanë komoditetin financiar që të transferojnë francezin në këtë afat kalimtar.

Kështu, sipas asaj që raporton Cadena Ser, Real Madridi ka hequr dorë nga transferimi i Mbappes nga Paris Saint-Germain.

Klubi francez është i gatshëm që të blindojë lojtarin e tyre me kontratë të re, pasi ajo aktuale i skadon në vitin 2022.

Los Blancos tashmë janë pajtuar me faktin se nuk i kanë muskujt ekonomik që të ballafaqohen me PSG-në.

Kështu, ata kanë hequr dorë nga Mbappe dhe nuk do ta transferojnë në këtë verë, me shpresë që do ta marrin si lojtar të lirë./Insajderi.com