<" />

Real Madridi po përgatitë ofertë tjetër për Mbappe

Real Madridi po përgatitë ofertë tjetër për Mbappe

Real Madridi do të përgatisë një ofertë tjetër në drejtim të PSG-së për Kylian Mbappe.

Kjo pasi oferta e parë është refuzuar nga sheikët e Parisit.

Kështu ka raportuar gazeta ‘Marca’, ndërsa PSG kërkon 210 milionë euro për francezin.

Sulmuesi ka kontratë me PSG për edhe një sezon dhe në rast se nuk shitet tash rrezikon të lojtar i lirë.

Në këtë formë, këtë verë parisienët e transferuan Lionel Messin nga Barcelona.

Në rast se Mbappe qëndron në Francë, atëherë sulmin e PSG-së do ta përbëjnë Messi, Mbappe dhe Neymar. /Insajderi.com