Real mposht minimalisht Valladolid-in, i afrohet në vetëm tre pikë kreut

Real mposht minimalisht Valladolid-in, i afrohet në vetëm tre pikë kreut

Real Madrid përfiton më së miri nga humbja e rivalit për titull Atletico Madrid duke fituar me rezultatin minimal 0:1 kundër Valladolid-it, njofton Insajderi.

Me mjaft mungesa, kampionët në fuqi të Spanjës arritën të merrnin fitoren e katërt radhazi në La Liga dhe tashmë “Los Blancos” e shohin veten tre pikë më pak se ‘bardhekuqtë’ e Simeones, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak në kampionat.

Ekipit të Zinedine Zidane u frenua dy verë nga VAR-i teksa të dy golat golat e sulmuesit Mariano Diaz u anuluan për pozicion jashtë loje.

Mesfushori brazilian Casemiro bëri heroin për Realin duke shënuar golin e triumfit në minutën e 65-të. Meritë për këtë fitore pati dhe portieri i Realit Thibaut Courtois, i cili bëri disa pritje vendimtare.

Tashmë, gara për titullin kampion këtë sezon në Spanjë është rihapur sërish. Por, Realin e pret të mërkurën një sfidë mjaft e vështirë në Ligën e Kampionëve kundër Atalantës në Bergamo. “Los Blancos” duhet t’ia dalin me mungesat e Ramos, Benzema, Carvajal, etj. /Insajderi.com