Real Sociedad konfirmon dy raste me Covid 19

Real Sociedad konfirmon dy raste me Covid 19

Ekipi nga La Liga, Real Sociedad, ka konfirmuar se ka dy raste që jane të infektuar me virusin Covid 19, brenda klubit të tyre.

Testimet janë bërë pas kthimit të lojtarëve në stërvitje, pas pushimeve që ata kishin dhe fatkeqësisht, dy prej tyre kanë dalur  të jenë pozitiv, por ata nuk kanë dhënë emra se kush është i infektuar, njofton Insajderi.

Raportet nga Marca pretendojnë se pozitivë janë dy lojtarë të ekipit të parë, por ato nuk lidhen me Alexander Isak, Joseba Zubielda, Portu ose Willian Jose, pasi u fotografuan në stërvitje, pasi këta dy emra ishin më të lakuarit nëpër media, se kanë dalur pozitiv.

Sipas rregullave të reja nga liga spanjolle, kur një skuadër ka një, ose më shumë raste pozitive – i gjithë ekipi duhet të ritestohet dhe e njëjëta pritet të ndodh edhe me ekipin e Sociedad./Insajderi.com.