Reali dështon në ‘Santiago Bernabeu’ – por ruan pozitën e liderit

Reali dështon në ‘Santiago Bernabeu’ – por ruan pozitën e liderit

Real Madridi nuk ka arritur ta mposhtë Celta Vigon, edhe pse kishte arritur ta përmbyste rezultatin. Takimi në Santiago Bernabeu u mbyll me shifrat 2-2.

Iago Aspas tregoi vizion të shkëlqyer për ta gjetur Fedor Smolovin me një pasim në zonë dhe sulmuesi rus goditi menjëherë për ta zhbllokuar rezultatin (7’).

Mysafirët e mbajtën epërsinë deri në fund të pjesë së parë, ndërsa në gjysmën e dytë Toni Kroos (52’) e barazoi rezultatin pas një asistimi nga Marcelo.

Një penallti të akorduar në favor të vendasve e ekzekutoi Sergio Ramos dhe ai ishte i saktë nga pika e bardhë për epërsinë e Los Blancos (65’).

Mirëpo, një asistim fantastik të Denis Suarez, e priti në zonë Santi Mina për t’i barazuar shifrat e kësaj sfide (86’).

Ky barazim nënkupton se diferenca në krye të tabelës ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës tash është vetëm një pikë.

Celta Vigo qëndron një pozitë më lart nga zona e rrezikut, megjithëse ka pikë të barabarta me Mallorcan që ndodhet një vend më poshtë.