Reali ofron Kroosin apo Iscon në marrëveshjen për Dybalan

Reali ofron Kroosin apo Iscon në marrëveshjen për Dybalan

Edhe pse Juventusi planifikon ta ndërtojë të ardhmen rreth Paulo Dybalas, Real Madridi është duke u angazhuar për ta sjell ne Santiago Beranbo argjentinasin, njofton Insajderi.

Zonja e Vjetër është duke planifikuar kontratë afatgjate për argjentinasin, të cilin planifikon ta bëjë edhe kapiten në vitet e ardhshme.

Sidoqoftë, Sport Mediaset bën të ditur se Reali është i gatshëm ta ofrojë Toni Kroosin ose Iscon si pjesë e marrëveshjes së transferimit të 26-vjeçarit.

Oferta e klubit mbretëror kap shifrën prej 100 milionë eurosh, para plus njërin nga mesfushorët.

Megjithatë, Juventusi vështirë se mund ta lejojë largimin e Dybalas, edhe pse Isco është një prej preferencave të trajnerit të ri, Andrea Pirlo./Insajderi.com