Rebelët akuzojnë Ukrainën për bombardime

Rebelët akuzojnë Ukrainën për bombardime

Rebelët pro-rusë në Ukrainë akuzuar forcat qeveritare për bombardimin e një fshati të premten përderisa mediat ruse raportuan se edhe më shumë njësi të tankeve dhe këmbësorisë po ktheheshin në bazat e tyre në kontrast me frikët e Perëndimit për një pushtim të afërt të Rusisë.

Për ditën e dytë me radhë, separatistët pro-rusë pohojnë se janë sulmuar nga forcat ukrainase të cilët kanë hapur zjarr me mortaja dhe artileri dhe me këto veprime ata kanë tensionuar situatën raporton Reuters.

Kurse Rusia ka rreth 100 mijë trupa afër kufirit me Ukrainën dhe është kërcënuar  se do e pushtojë këtë shtet në rast se kërcënohet popullata ruse.

Zyrtarët rusë janë shprehur se ata janë të shqetësuar me shpërthimet në Ukrainë dhe se janë duke e përcjellur këtë situatë nga afër.

Kurse Shtetet  e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se Rusia është duke tentuar që të gjej ndonjë pretekst për të pushtuar Ukrainën.

Kievi dhe separatistët pro-rusë janë duke luftuar që tetë vite, dhe një armëpushim mes tyre shkelet vazhdimisht, por që intensiteti i luftimeve u rrit ndjeshëm këtë javë.

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se Rusia po përgatiste një pretekst për të arsyetuar një sulm të mundshëm në Ukrainë, qëllimi i së cilën që një ditë të anëtarësohet në NATO e ka zemëruar Moskën.

Në krizën më të madhe të sigurisë në Evropë për dekada, Rusia ka mbledhur trupa, tanke dhe mjete të rënda në kufirin me Ukrainën dhe kërkoi garanci që Kievi të mos i bashkohet NATO-s asnjëherë, diçka që qeveria ukrainase ka kundërshtuar ta bëjë.

Megjithatë, Rusia thotë që nuk ka qëllim ta pushtojë Ukrainën dhe akuzon Perëndimin për histeri rreth grumbullimit të ushtrisë së saj, duke thënë që disa nga trupat janë kthyer në bazat e tyre.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi ministrinë e mbrojtës së Rusisë se njësitë e mekanizuara të këmbësorisë të cilët ishin afër kufirit me Ukrainën ishin kthyer në bazat e tyre.

E po ashtu citoi ministrinë të ketë thënë që një tren i mbushur me tanke kishte lënë një zonë të pazbuluar që të kthehen në bazën e tyre në provincën Nizhny Navgorod. Agjencia TASS raportoi ngjashëm.

Liderët perëndimorë megjithatë thonë që Rusia mbetet e aftë të fillojë një pushtim në çdo kohë.

Përpjekjet diplomatike do vazhdojnë sot kur Biden do flasë në telefon me liderët e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Rumanisë, Britanisë, Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të takojë homologët në Konferencën e Sigurisë në Munih, në të cilën po merr pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Blinken do bisedojë për krizën javën tjetër edhe me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov. /Insajderi.com