Rebelët Hutu akuzojnë Republikën Demokratike të Kongos për vrasjen ambasadorit italian

Rebelët Hutu akuzojnë Republikën Demokratike të Kongos për vrasjen ambasadorit italian

Rebelët ruandezë Hutu mohuan akuzat se ishin pas vrasjes së ambasadorit italian në Republikën Demokratike të Kongos (RDK) dhe në vend të kësaj akuzuan ushtritë e RDK-së dhe Ruandës për përgjegjësi, transmeton Insajderi.

Një njësi italiane karabinierësh, ndërkohë, pritej në RDK të martën për të hetuar, raporton Al Jazeera.

Luca Attanasio vdiq nga plagët e tij të hënën pasi një autokolonë e Programit Botëror të Ushqimit (WFP) u sulmua pranë qytetit lindor në Goma ndërsa ai ishte në një udhëtim në terren. Qeveria italiane tha se një polic italian, Vittorio Iacovacci, dhe një shofer që nuk u identifikua, gjithashtu vdiq.

Ministria e Brendshme e RDK-së fajësoi vrasjet “anëtarët e Forcave Demokratike për Çlirimin e Ruandës [FDLR]”, një grup rebel Hutu ruandezë që ka pllakosur rajonin për më shumë se një çerek shekulli.

Por FDLR e hodhi poshtë pretendimin në një deklaratë të marrë nga agjencia e lajmeve AFP të martën.

Ajo tha që autokolona e ambasadorit u sulmua afër kufirit të Ruandës, “jo shumë larg një pozicioni të FARDC [forcave të armatosura të RDK-së] dhe ushtarëve të Ruandës”.

“Përgjegjësia për këtë vrasje të neveritshme duhet të gjendet në radhët e këtyre dy ushtrive dhe sponsorëve të tyre që kanë krijuar një aleancë të panatyrshme për të përjetësuar plaçkitjen e RDK-së lindore”, thuhet në deklaratë.

FDLR mohoi “përfshirjen në sulm” dhe i bëri thirrje Kinshasa dhe forcës paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara ‘MONUSCO’ të “ndriçojë” vrasjet “në vend që të përdorë akuza të nxituara”.

Autoritetet e RDK-së dhe Ruandës nuk kanë raportuar praninë e ndonjë trupi të rregullt Ruandës në Republikën Demokratike të Kongos.

Por një analist në Kivu Security Tracker, një monitor amerikan, tha: “FDLR janë afër vendit ku ndodhi sulmi. Është e mundshme që rebelët ruandezë të jenë përgjegjës për këtë sulm”. /Insajderi.com