Rebelime në burgjet e Italisë për shkak të koronavirusit. Gjashtë të burgosur humbin jetën

Të burgosurit në 27 burgje në Itali kanë kryer rebelime në të cilat gjashtë prej tyre kanë vdekur.

Rebelime në burgjet e Italisë për shkak të koronavirusit. Gjashtë të burgosur humbin jetën

Rebelimet janë shkaktuar për shkak të frikës nga koronavirusit, ndërsa të burgosurit kërkojnë amnisti apo arrest shtëpiak, transmetojnë mediet italiane.

Trazirat më të mëdha janë shënuar në Modena, ku kanë vdekur gjashtë të burgosur, dhe aktualisht nuk është konfirmuar nën çfarë rrethanash ka ndodhur kjo. Edhe tre të tjerë gjenden në spital në gjendje të rëndë.

ANSA transmeton se një i burgosur ka vdekur prej përdorimit të tepërt të barërave të cilat të burgosurit kanë vjedhur nga ambulanca e burgut.

Në Fogja disa të burgosur kanë arritur të arratisen nga institucioni i burgut, por së shpejti janë zënë dhe janë kthyer.

Mediet kanë publikuar xhirimet me të burgosur mbi kulme të burgjeve në Milano, Modena, Palermo, Romë dhe në qytete tjera. Rebelimi po vazhdon në Salerno, Napoli, Frozinone dhe Aleksandri./Insajderi.com.