Redd-it publikon mbi 5 mijë dokumente sekrete për koronavirusin

Redd-it publikon mbi 5 mijë dokumente sekrete për koronavirusin

Në rrjetin social Redd-it janë publikuar 5 mijë e 352 artikuj, të cilët flasin për koronavirusin COVID-19. Qasja në këta artikuj është falas, krejt kjo për shkak të ndihmës së disa të rinjve.

Këta të rinj të frustruar nga detyrimi për të paguar shuma parash për të pasur akses në artikujt informues në lidhje me pandemi të ndryshe, kanë vendosur që përmes rrjetit social Redd-it t’i publikojë mbi 5 mijë artikuj për koroanvirusin.

Në artikullin e publikuar në Redd-it, publikuesi i këtij informacioni ka thënë që së bashku me disa shokë të tij kanë mbledhur artikuj shkencorë nga viti 1968-2020, të cilët flasin në detaje për viruse të ndryshme, përfshirë koronavirusin.

Këta artikuj nuk flasin vetëm për 7 lloje të koronaviruseve që transmetohet tek njerëzit, por për mbi 40 lloje të familjes së koronavirusit.

“Ne jemi në hapin e parë drejt përpilimit të një katalogu të plotë, të informacioneve që lidhen me studimin e viruseve (Coronaviridae) për shkencëtarët, gazetarët dhe ekspertët e virologjisë në mënyrë që të luftohet koronavirusi dhe shpëtohen jetë”, thuhet në artikull, përcjell Insajderi/Shneta.

Ky projekt është i paligjshëm, por sipas projektuesve të tij është gjëja e duhur që duhet bërë në këtë kohë krize. Ata janë shprehur se refuzojnë të vënë në rend të parë të drejtat e autorit përpara jetës së njeriut.

“Të ndajmë me gjithë ju çka do që dimë për virusin është thelbësore, kjo është arsyeja pse shkencëtarët ndërkombëtar janë duke ndarë të gjitha gjetjet e tyre për koronavirusin në mënyrë të pashembullt”, thuhet më tej.

Ata kanë dhënë edhe një arsye pse kanë ndërmarr një veprim të tillë.

“Shkencëtarët në botën e zhvilluar shpesh punojnë pa pasur qasje nëpër artikujt, kjo për shkak të marrëveshjeve të ndërlikuara dhe të shtrenjta të kontratave midis botuesve, universiteteve e spitaleve. Virusi nuk mund të pres për detaje të tilla, kështu që ne duhet të veprojmë shpejt dhe me bindje”, janë shprehur ata.

Ky artikull i cili flet për hulumtimin, mbledhjen e artikujve rreth koronavirusit nga këta të rinj është publikuar një muaj më parë në rrjetin social Redd-it.

Artikullin e plotë e gjeni këtu.

Koronavirusi për herë të parë u shfaq në dhjetor të vitit 2019 në Wuhan të Kinës, dukë përfshirë pastaj gjithë globin.

Deri tani nga ky virus kanë vdekur 21,309 persona, ndërsa në total janë infektuar 472 mijë e 180 persona teksa kanë arritur të shërohen 114 mijë e 870 prej tyre./Insajderi/Shneta