Redi Jupi: Kosova është kombëtare – ka popullaritet të madh në Shqipëri

Redi Jupi: Kosova është kombëtare – ka popullaritet të madh në Shqipëri

Ish-trajneri shqiptar, tashmë analist sportiv, Redi Jupi, e ka quajtur kombëtare ekipin e Kosovës në futboll.

Jupi u pyet se a do të ishin Kosova e Shqipëria më të forta bashkë, si një kombëtare në futboll.

“Unë mendoj se Shqipëria e Kosova, e sidomos Shqipëria është dobësuar shumë për momentin”, tha Jupi në lidhje direkte me ‘Debat Plus’, transmeton Insporti

“Nëse shteti do të ishte bashkë, ashtu siç duhet të jetë në fakt, atëherë ne me kombëtaren e përbashkët do të kualifikoheshim në Evropian e Botëror”, tha ai.

“Ka disa rryma të caktuara si në Shqipëri, edhe në Kosovë, për fat të keq ato po mbajnë gjallë ndarjen e dy shteteve, sidomos në Shqipëri”.

“Në Shqipëri është punuar shumë në 50 vite për ndarjen e Kosovës, për largimin e për mos afrimin e njerëzve dhe figurave të shquara të Kosovës. Mua më çudit kjo pjesë”, tha ai.

“Gjithë publiku këtu e do Kombëtaren e Kosovës dhe e ndjek. Këtu ka popullaritet të madh për Kombëtaren e Kosovës, që Kosova e ka fituar me performancë”, tha ai.

I pyetur nëse Kosova është kombëtare, Jupi u përgjigj “Patjetër”.

“Këtu njerëzit janë shumë entuziastë për Kombëtaren e Kosovës”, përfundoi ai. /Insporti.com/