Referimi i kontestuar në ndeshjen Milan vs Roma, reagon Fonseca

Referimi i kontestuar në ndeshjen Milan vs Roma, reagon Fonseca

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, është pyetur për referimin në ndeshjen Milan & Roma që u zhvillua të hënën.

Ai tha se gjyqtari “bëri gabime në dëm të dy skuadrave”, njofton Insajderi.

Pas derbit që përfundoi me barazim 3 me 3, kishte kritika për referimin pasi dy penalltitë e ndeshjes, një për Romën e pastaj për Milanin ishin të kontestuara.

“Unë nuk kam asnjë koment për gjyqtarin. Të gjithë kemi një ditë kur bëjmë gabime, ai bëri gabime në dëm të të dy skuadrave dhe kjo është e gjitha”, tha Fonseca.

Portugezi gjithashtu komenti sfidën ku ekipi i tij tri herë ishte në disavantazh, por arritën që ta barazonin rezultatin.

“Është një gjë e mirë që shënuam tre gola, por jo aq mirë sa pësuam sa më shumë gola. Ishte një ndeshje e barabartë që nuk e hapëm mirë sepse kishim pësuar një gol më parë, por arritëm të përgjigjeshim menjëherë. Ne donim të fitonim, por pasi pësuam tre herë prapa mendoj se ky është një rezultat pozitiv për ne”, deklaroi ai. /Insajderi.com