Refugjati boshnjak që u bë milioner në Turqi

Refugjati boshnjak që u bë milioner në Turqi

Nino Kavara nga Bosnje dhe Hercegovina i cili erdhi si refugjat në Turqi  në vitin 1994, ka hapur resrtoranet e tij në 14 vende të ndryshme në Turqi me 22 filiale ne tërësi.

Kavara dhe familja e tij janë detyruar të largohen nga në Bosnje-Hercegovina, kur babanë ia morën peng dhe e mbajtën në kampin e përqendrimit në Gavela afër Capljina,  gjatë periudhës 1992 dhe 1995 të luftës në Bosnje.

Për ta liruar babanë e tij nga kampi dhe për të gjetur një vend të sigurt për të jetuar, Kavara thotë se familja e tij është dashur ta gjejnë një vend të tretë përpos Serbisë dhe Kroacisë, raporton gazeta Daily Sabah.

Shtëpinë e re kjo familje e gjeti në Turqi. Kur djaloshi ishte vetëm 14 vjeç, familja Kavara u vendosën në Izmir dhe hapën një restorant në Karşıyaka.  Vendi të cilin e hapën u quajt “Everyday Grill” duke ofruar kuzhinë ballkanike, diçka pak më ndryshe se çfarë ofrohej në rrethinë.

Kështu me suksesin e restorantit të parë, u vazhdua tradita dhe numri i lokaleve u rrit deri në 14.

Tash shëndoshë e mirë, si shenjë besnikërie ndaj atdheut Kavara ka hapur edhe një kompani në Bosnje-Hercegovinë në të cilën ai planifikon të prodhojë produkte të cilat i përdor për restorantet e tij në Turqi.