Refugjati nga Eritrea, nga pastrues në deputet në Zelandën e Re

Refugjati nga Eritrea, nga pastrues në deputet në Zelandën e Re

Ishte refugjat nga Eritrea, Ibrahim Omer, i nominuar nga Partia Laburiste në zgjedhjet e përgjithshme të Zelandës së Re, u bë deputeti i parë me origjinë afrikane në Zelandën e Re, transmeton Insajderi.

Kompania mediatike e Zelandës së Re, “Stuff”, përshkroi jetën e vështirë dhe qëllimet e Omerit, i cili filloi jetën e tij në vend si pastrues.

Ibrahim Omer ka deklaruar se është privilegj i madh të jesh deputeti i parë me origjinë afrikane në vend, duke shtuar se gjatë mandatit do të merret me problemet e punëtorëve me paga të ulëta dhe me racizmin si dhe do të punojë që çdo qytetar në Zelandën e Re të ketë mundësi të barabarta.

Ibrahim Omer, me origjinë nga Eritrea, iku nga vendi i tij dhe u strehua në Sudan në vitin 2003, u arrestua teksa po punonte si përkthyes në kampet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), i akuzuar për spiunazh.

I liruar me iniciativë të OKB-së, Omerit iu ofrua mundësia për të shkuar në Zelandën e Re, me çka u vendos në kryeqytetin Wellington në vitin 2008 dhe filloi të punonte si pastrues.

Ai mori arsimin që ëndërronte në vitin 2014 në Universitetin Victoria, ku punonte si mbikëqyrës pastrimi në universitet natën në këmbim të tarifave të shkollimit.

Omer ka marrë pjesë në kryesi të organizatave të ndryshme joqeveritare, ndërsa më vonë u nominua si kandidat për deputet për Partinë Laburiste, të cilën ai e mbështeti, dhe fitoi mandatin pasi partia mori 49% të votave.

Përndryshe, Partia Laburiste, e udhëhequr nga kryeministrja Jacinda Ardern, fitoi zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në Zelandën e Re gjatë fundjavës, duke siguruar më shumë se gjysmën e ulëseve në parlamentin e Zelandës së Re, me 64 vende në parlamentin me 120 anëtarë. /Insajderi.com