Refugjati sirian është bllokuar qe një muaj në një aeroport në Malajzi

Refugjati sirian është bllokuar qe një muaj në një aeroport në Malajzi

Një refugjat sirian ka mbetur i bllokuar në njërin nga aeroportët kryesor të Malajzisë, në kryeqytetin Kuala Lumpur, për më shumë se një muaj.

Qeveria e Malajzisë nuk i ka dhënë ende leje për qëndrim dhe punësim refugjatit Haasan al-Kontar, ndërkaq kompanitë ajorore nuk janë duke e lejuar atë të udhëtojnë diku tjetër me aeroplan.

“Jam bllokuar këtu, në këtë zonë tranziti”, thotë al-Kontar, raporton Vice News.

Ai kishte shkuar në vitin 2016 në Emiratet e Bashkuara Arabe, por ishte deportuar nga ky shtet në vitin 2017 për në Malajzi.

Në Malajzi, al-Kontar nuk po arrin të pajiset me leje të punësimit, kështu që ka mbetur në “tranzit zonë” – në aeroportin e Kuala Lumpurit. /Insajderi.com