Refuzohet kërkesa e Mynihut për ndriçimin e stadiumit me ngjyra ylberi

Refuzohet kërkesa e Mynihut për ndriçimin e stadiumit me ngjyra ylberi

UEFA e ka hedhur poshtë kërkesën e Qytetit të Mynihut që stadium “Allianz Arena” të mbulohet nga ngjyra e Ylberit – e që njihet për simbolizmin e komunitetit LGBT.

Kjo kërkesë ka ardhur për ndeshjen Gjermani & Hungari që zhvillohet më 23 qershor.

Nuk është rastësishme, pasi Hungaria miratoi një ligj që ndalon përmbajtjen e promovimit të LGBT-së nëpër shkolla.

Por, UEFA vlerëson së aprovimi i asaj kërkese në këtë kontekst specifik nuk është i duhur, raporton Goal.

“UEFA, me statutet e saj, është një organizatë neutrale në aspektin politik dhe fetar. Duke pasur parasysh kontekstin politik të kësaj kërkese specifike – një mesazh që ka në shënjestër një vendim të marrë nga Parlamenti kombëtar hungarez – UEFA duhet ta refuzojë këtë kërkesë”, u tha nga Shtëpia Evropiane e Futbollit. /Insajderi.com