Një regjisore afgane ka kërkuar ndihmë në rrjetet sociale duke thënë se militantët “po vinin të na vrisnin”.
Ajo ka postuar një video ku shihen forcat talebanë të cilat lëviznin mbi Kabul.
“Talibanët hynë në Kabul, për fat të keq, dhe ne u arrestuam,” tha Sahraa Karimi në një video në Instagram.
Pamjet rrëqethëse të postuar tregojnë Karimin, drejtoreshën e përgjithshme të filmit shtetëror afgan, që vrapon nëpër rrugët e Kabulit ndërsa forcat talebanë pushtuan qytetin.
“Talibanët rrethuan Kabulin. Unë shkova në bankë për të marrë disa para, ata u mbyllën dhe u evakuuan. Ende nuk mund ta besoj që kjo ka ndodhur”, ka shkruar ajo.
“Ju lutemi lutuni për ne, unë po telefonoj përsëri,” tha Karimi.
Ajo po ashtu ka bërë thirrje shteteve të botës që ata të shpëtohen.
“Hej pjesëtar i kësaj bote të madhe, të lutem mos hesht. Ata po vijnë të na vrasin ”, ka shkruar ajo.
Në anën tjetër, sekretari amerikan i shteti Antony Blinken, ka thënë se nuk është në interesin e Shteteve të Bashkuara të qëndronin më atje, pasi kryengritësit talebanë hynë në kryeqytet.
Ai këtë deklarate e dha pas tërheqjes së stafit civil amerikan nga kryeqyteti i Afganistanit.
“Çështja është se ne e pamë se forca nuk ishin në gjendje që ta mbrojnë vendin”, është shprehur Blinken.
Ndërsa, presidenti, Ashraf Ghani, u largua nga Afganistani pasi talibanët hynë në kryeqytetin Kabul.
Ai përmes një shkrimi në Facebook tha largimi i tij u bë me qëllim të shmangies së një përmbytjeje të përgjakshme.
Ghnai tha së në qoftë së do të kishte rezistuar do të kishte qenë një katastrofë e madhe njerëzore në këtë qytet prej gjashtë milionë banorësh.
“Sot, hasa në një zgjedhje të vështirë. Unë duhet të qëndroj përballë talibanëve të armatosur që donin të hynin në pallat ose të largoheshin nga vendi që i kushtova jetën time mbrojtjes së njëzet viteve të fundit. Nëse do të kishte ende bashkatdhetarë të panumërt të martirizuar dhe ata do të përballeshin me shkatërrimin e qytetit të Kabulit, rezultati do të kishte qenë një katastrofë e madhe njerëzore në këtë qytet prej gjashtë milionë banorësh”, ka shkruar ai./Insajderi.com