Regjistrohet rekordi i rasteve me COVID-19 brenda një dite në nivel global

Regjistrohet rekordi i rasteve me COVID-19 brenda një dite në nivel global

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka regjistruar një rritje rekord një-ditore të numrit të infeksioneve të reja me Coronavirus, me 307.930 të raportuara gjatë njëzetekatërorëve të fundit.

Agjencia tha se vdekjet u rritën me më shumë se 5,500, duke e çuar totalin global në 917,417.

Rritjet më të mëdha të infeksioneve u raportuan në Indi, SHBA dhe Brazil, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Në të gjithë botën ka pasur më shumë se 28 milion raste të konfirmuara, gjysma e të cilave kanë qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Rekordi i mëparshëm një ditor për rastet e reja ishte më 6 shtator kur OBSH raportoi 306.857 raste të reja. /Insajderi.com