Rei Manaj shënon dy gola për Barcelonën B ndaj Murcias

Rei Manaj shënon dy gola për Barcelonën B ndaj Murcias

Rei Manaj është duke kaluar një moment fantastik me Barcelonën B. Sulmuesi nga Lushnja, realizoi dy gola në përballjen ndaj Murcias, të vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-Off”-it, njofton Insajderi.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Fernandez në minutën e 24-të, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0.

Në fragmentin e dytë të lojës, vjen dhe shpërthimi i sulmuesit shqiptar, i cili në minutën e 47-të, barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në të 64-të minutë, rrëmben skenën me një shpërthim spektakolar nga mesfusha, afrohet bukur në hyrje të zonës dhe godet në mënyrë të shkqëlqyer duke e dërguar topin në cepin e portës.

Barcelona B nuk arriti ta ruante këtë triumf, teksa në minutën e 82-të, vendasit barazuan shifrat me anë të Xemit. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2. /Insajderi.com