Reja: Dua tri pikë në ndeshje me Kazakistanin

Reja: Dua tri pikë në ndeshje me Kazakistanin

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edi Reja kërkon që skuadra e tij të mos dalë pa pikë nga stadiumi i Kazakistanit ditën e nesërme.
Në konferencën e fundit për shtyp në prag të takimit me kombëtaren kazake, Reja shtoi se synon që Shqipëria të godasë kundërshtarët nga krahët. Ai theksoi se e njeh mirë Kazakistanin, i cili luan me 5 mbrojtës dhe është ekip i vështirë për t’u thyer.

“Më intereson që të bëjmë paraqitje të mirë. Rezultati pozitiv vjen kur luan mirë. S’duhet të humbasim. Dëshira ime është të mos humbasim që të mos ndërlikojmë garën tonë dhe të mos rëndohemi psikologjikisht.”, tha fillimisht Reja, transmeton Insajderi.

Futbolli luhet për fitore, por varet dhe nga rivali që ke përballë, por ne duam të tri pikët”,  per./Insajderi.com.