Reja flet pas humbjes befasuese ndaj Lituanisë

Reja flet pas humbjes befasuese ndaj Lituanisë

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Reja,  foli pas humbjes ndaj Lituanisë me rezultatin 0-1. Italiani u shfaq i zhgënjyer me rezultatin, por u arsyetua për formën fizike.

“Jam i zhgënjyer për ndeshjen që e zhvilluam. Luajtëm ndaj Lituanisë që ishte mirë fizikisht. Për fat të keq bëmë atë gabim që humbëm ndeshjen. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veç të shohim para.”, tha Reja, transmeton Insajderi.

“Patëm 2-3 raste të cilat nuk i shfrytëzuam – kishim përballë një kundërshtar mjaft të mirë që na vuri në vështirësi, duke mos u ndalur duke vrapuar për 90 minuta. Në 10 minutat e para të pjesës së dytën,  provuam të ndryshonim rezultatin duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën kundërshtare. Pastaj aktivizova Roshin dhe Uzunin që janë lojtar tepër dinamikë. Për fat të keq, Roshi qëndroi vetëm 5 minuta në fushë dhe pësoi tërheqje. Ndeshja mund të përfundonte edhe me 0-0 për mënyrën si shkoi. U vendos nga një gabim trashanik i yni, i cili nuk duhej të ndodhte”, shtoi italiani.

Më vjen shumë keq për humbjen. I pashë lojtarët shumë të mërzitur. Lodhja u ndje shumë në këmbët e lojtarëve”, përfundoi Reja./Insajderi.com.