Reja në prag të ndeshjes me Kazakistanin: Objektivi ynë është vendi i parë në grup

Reja në prag të ndeshjes me Kazakistanin: Objektivi ynë është vendi i parë në grup

Shqipëria do të luajë me Kazakistanin ditën e nesërme në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në prag të kësaj sfide në konferencë për shtyp përpara mediave ka dalë trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, i cili është shprehur se do të jetë një ndeshje e vështirë, pro shton më tej se e njeh mirë kundërshtarin, njofton Insajderi.

Fillimisht reja foli për problemin e golit, duke thënë:Në momentin që dalim para porte, duhet të jemi konkretë. Trajneri duhet të punojë për këtë, fakti që skuadra ka pasur shumë raste, do të thotë se është bërë një punë e mirë. Duhet të fitojmë për të arritur objektivin tonë, që është vendi i parë në grup”.

Më tutje, tekniku italian foli edhe për mungesat e kombëtares, duke shtuar: “Ndaj Kazakistanit do të jetë e vështirë, pasi ata luajnë prapa. Ata luajnë me 3-5-2 ose 3-4-3. Në mbrojtje kemi alternativa, në mesfushë jemi më ndryshe. Përveç dy ndeshjeve të fundit, ne e kemi pasur të lehtë të shkojmë te goli”.

Në fund, Reja shtoi se për sulmin ka kapacitete të mjaftueshme, por se akoma nuk ka vendosur se me cilët sulmues do të luajë ndaj Kazakistanit. /Insajderi.com