Reja pas ndeshjes ndaj Anglisë: Ishte ndeshje pozitive, Anglia nuk bëri asnjë gabim

Reja pas ndeshjes ndaj Anglisë: Ishte ndeshje pozitive, Anglia nuk bëri asnjë gabim

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, foli pas humbjes në shtëpi ndaj Anglisë, ku vlerësoi maksimalisht kundërshtarët, njofton Insajderi.

Tekniku italian shprehu keqardhje për rastin e humbur nga Uzuni, teksa në prononcimin për “Supersport”, pas ndeshjes, u shpreh:

“Nëse do të duhet të bëjmë një vlerësim për ndeshjen, u tërhoqëm më shumë në mbrojtje për ti zënë në befasi me kundërsulme. Nuk është se patën shumë raste në pjesën e parë. E kishim përgatitur ndeshjen duke u bazuar te kundërsulmi”, tha fillimisht Reja.

“Uzuni e pati një rast, por nuk ia dolëm dot të krijonim raste të tjera. Ata janë shumë të fortë. Në planin mbrojtës bëmë shumë mirë. Po të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm, ishte ndeshje pozitive. Anglia është skuadër e përqendruar dhe nuk bëri asnjë gabim”, ishin fjalët e italianit pas ndeshjes. /Insajderi.com