Reja publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e marsit, rikthehet Ajeti

Reja publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e marsit, rikthehet Ajeti

Trajneri i Kombëtares shqiptare, tekniku italian Edi Reja ka zbuluar listën me lojtarët e grumbulluar, për tre ndeshjet e muajit mars, njofton Insajderi.

Kombëtarja ‘kuqezi’ përballet me Andorrën më 25 mars, ndërsa më pas përballet me Anglinë më 28 mars në “Air Albania” dhe më 31 mars luajnë në transfertë me San Marinon.

Reja rikthen në Kombëtare, mbrojtësin Arlind Ajeti, pas një mungese të gjatë. Gjithashtu nuk mungojnë as risitë, ku për herë të parë grumbullohen, Nedim Bajrami dhe Mario Mitaj. Për ndeshjet e këtij muaji është grumbulluar edhe Florian Kamberi, i cili ende nuk ka bërë debutimin me Shqipërinë.

Nuk mungojnë as afrimet nga Kategoria Superiore, teksa është lënë jashtë portieri i Partizanit, Alban Hoxha, teksa është afruar mbrojtësi i Tiranës, Erjon Hoxhallari. /Insajderi.com