Ka pasur një re të mistershme radioaktive mbi Europë në 2017-tën, dhe studiuesit vetëm tani kanë arritur të bien në gjurmët e origjinës së saj.

Reja radioaktive mbi Europë, erdhi në vitin 2017 nga një incident bërthamor në Rusi

Reja radioaktive mbi Europë, erdhi në vitin 2017 nga një incident bërthamor në Rusi

Ka pasur një re të mistershme radioaktive mbi Europë në 2017-tën, dhe studiuesit vetëm tani kanë arritur të bien në gjurmët e origjinës së saj.

Sipas tyre, faji për këtë ndodhi duhet kërkuar tek një impiant rus, i cili mendohet të ketë qenë vendi i një katastrofe bërthamore. Shtimi i radioaktivitetit u diktua tetorin e përpara dy viteve; si shkencëtaret, ashtu edhe meteorologët ishin përpjekur të zbulonin arsyen e këtij shpërthimi dramatik grimcash radioaktive.

U mendua asokohe se përgjegjësia duhej kërkuar tek komplekset atomike ruse, megjithatë autoritetet atje e mohuan një gjë të tillë. Në ato nivele, grimcat radioaktive, siç thonë ekspertet, nuk ishin të dëmshme për shëndetin, por shfaqeshin në pajisjet e monitorimit. Tani, përmes një shkrimi të botuar në revistën “PNAS”, një ekip studiuesish ka dalë në përfundimin se origjina ka qenë një “aksident bërthamor i madh, por i padeklaruar” në një objekt të ripërpunimit nuklear, i cili ndodhet në rajonin e Uraleve në Rusi.

Sipas tyre, grimcat e quajtura “izotopet e rutheniumit” nuk ishin zbuluar në atmosferën botërore, që prej katastrofës së Çernobilit në vitin 1986. Rreziku për shëndetin e njerëzve në Europë u konsiderua në nivele minimale, por kjo nuk mund të thuhet edhe për personat e ndodhur në zonat pranë vendit të incidentit.