Reja zbulon listën për tri ndeshjet e muajit tetor të Shqipërisë

Reja zbulon listën për tri ndeshjet e muajit tetor të Shqipërisë

Edoardo Reja ka zbuluar listën e Kombëtares së Shqipërisë për tri ndeshjet e muajit tetor, njofton Insajderi.

Kuqezinjtë do të luajnë fillimisht ndaj Armenisë një ndeshje miqësore më 7 tetor në udhëtim, ndërsa pastaj presin dy luajnë në Ligën e Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, përsëri në udhëtim.

Për këto tri sfida, Reja ka ftuar 29 futbollistë ku bien në sy prurje të reja.

Portieri Marco Molla është ftuar për herë të parë, ndërsa ‘sefte’ në listën e Kombëtares A janë edhe Albi Doka, Jon Mersinaj, Enis Çokaj dhe Sherif Kallaku.

Ndërkohë përveç pesë prurjeve të reja, trajneri italian ka dënuar edhe pesë senatorët e Kombëtares.

Bëhet fjalë për kapitenin Elseid Hysaj,Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku dhe Odise Roshi.

Këtë dënim të heshtur Reja e mori pasi lojtarët kishin marrë pjesë gjatë grumbullimit në fejesën e lojtarit të Akhmat Grozni, Odise Roshit.

Kujtojmë që Shqipëria muajin e kaluar kishte humbur në shtëpi 0-1 nga Lituania./Insajderi.com