Rekord i rasteve ditore me COVID-19 në Itali

Rekord i rasteve ditore me COVID-19 në Itali

Italia ka regjistruar mbi 500 raste të reja me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit për të tretën ditë radhazi, duke shënuar rekord të rasteve ditore që nga maji, njofton Insajderi.

Që nga muaji maj, një numër kaq i madh i të infektuarve nuk është regjistruar në Itali.

Shumica e rasteve që kanë rezultuar pozitive, janë të kthyerit nga Kroacia, Spanja, Greqia dhe Malta, transmeton KOHA.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Italia ka shënuar 629 raste të dielën, për herë të parë që nga 23 maji.

Kjo pasi, ministri Roberto Speranca kishte deklaruar se ka nënshkruar një urdhëresë për pushuesit jashtë vendit të cilët ktheheshin nga Spanja, Kroacia, Malta dhe Greqia për t’u testuar, shkruan The Guardian./Insajderi.com